Seanca për shkarkimin e Metës, avokatët kërkojnë dorëheqjen e trupës gjykuese

1 Shkurt 2022 | 11:13

Përfaqësuesit ligjorë të presidentit Ilir Meta kanë kërkuar përjashtimin e trupës që po shqyrton shkarkimin e tij në Gjykatën Kushtetuese, me argumentin se nuk mund të jenë të paanshëm.

Sipas avokatit Bledar Dervishajt, tre anëtarë të Gjykatës Kushtetuese: Vitore Tusha, Përparim Kalo dhe Fiona Papajorgji duhet të japin dorëheqjen nga shqyrtimi i kësaj çështjeje pasi kanë konflikt interesi.

Dervishaj tha se kryetarja e gjykatës Kushtetuese është në detyrë 5 vite përtej mandatit të saj, ndërkohë që gjyqtari Përparimin Kalo relator është caktuar pa short që është në shkelje të kushtetutës.

“Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese nuk mund të qëndrojë kaq shumë përtej mandatit, pasi krijon një situatë të palogjikshme dhe konsumon gjysmën e mandatit të anëtarit tjetër”, tha përfaqësuesi ligjor i Metës.

Në këto kushte sipas Dervishajt, kjo trupë nuk mund të gjykojë me paanshmëri këtë çështje.

“Presidenti ka humbur gjithë besimin në këtë trupë gjyqësore”, tha Dervishaj.

Përfaqësuesja e mazhorancës Klotilda Bushka i ka kërkuar gjykatës të rrëzojë kërkesën për përjashtimin e trupës gjykuese nga shqyrtimi i çështjes, duke e cilësuar analizën e avokatit të Metës hipotetike.

Gjykata kushtetuese është tërhequr për të shqyrtuar kërkesën e përfaqësuesve ligjorë të presidentit Meta për dorëheqjen e trupës gjykuese.

Presidenti Meta ka refuzuar të jetë i pranishëm në seancë dhe përfaqësohet nga avokatët Kaltrina Treska dhe Bledar Dervishaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Kushtetuesja nis shqyrtimin për shkarkimin e Metës

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026