Danimarka shteti i parë europian që heq të gjitha kufizimet anti-COVID
Danimarka bëhet vendi i parë i Bashkimit Evropian që heq të gjitha kufizimet anti-COVID pavarësisht numrit të lartë të të infektuarve.
Nuk ka më maska, certifikata COVID apo mbyllje të bareve, restoranteve dhe klubeve. Në fuqi do të mbeten vetëm disa kufizime në kufij, për udhëtarët e pavaksinuar që vijnë nga vendet jashtë zonës Shengen.

Edhe në Britani maskat dhe dëshmia e COVID nuk janë më të detyrueshme në ambientet e brendshme.
Nga ana tjetër, Italia ka forcuar kufizimet për ata që nuk janë vaksinuar kundër COVID-19, duke nisur nga 1 shkurti.
Italianët do të duhet të tregojnë dëshmi të vaksinimit ose shërimit për të hyrë në zyrat publike, banka, posta, librari dhe qendra tregtare.
Pensionistët e pavaksinuar nuk do të jenë më në gjendje të marrin pensionet e tyre personalisht nga një zyrë postare. Vaksinimi për mbi 50-vjeçaret në shtetin fqinj është i detyrueshëm.
Nga kjo e martë edhe Austria bëhet shteti i parë evropian ku vaksinimi është i detyrueshëm për të gjithë personat mbi 18 vjeç, duke përjashtuar ata që kanë arsye të veçanta mjekësore, gratë shtatzëna, dhe ata që kanë pak kohë që e kanë kaluar virusin. Nëse nuk vaksinohen qytetarët gjobiten nga 600 në 3600 euro.
LEXONI GJITHASHTU:
Austria shteti i parë evropian me vaksinim të detyrueshëm për të gjithë
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta