Arrestohet lojtari i United, ish-e dashura e akuzon për dhunë
Mason Greenwood është i arrestuar sepse akuzohet për dhunë dhe kërcënim me vdekje. Ish-e dashura e lojtarit të Manchester United thotë se ai e ka dhunuar seksualisht.
20-vjeçari është arrestuar që prej datës 30 janar dhe është marrë në pyetje nga hetuesit.
Policia e Manchester publikoi një përditësim të ri mbi situatën ku thuhet: “Hetuesve iu dha kohë shtesë për të folur me 20-vjeçarin, i cili u arrestua me akuzën e përdhunimit dhe sulmit të një gruaje”.
Ndërkohë skuadra e Manchester United ka dalë me një deklaratë ku thekson se dënon me forcë çdo formë të dhunës.
“Manchester United përsërit dënimin e tij të fortë të dhunës së çdo lloji. Siç u komunikua më parë, Mason Greenwood nuk do të stërvitet me klubin, apo të luajë për klubin deri në një njoftim të dytë,” – shkruhej në deklaratë.
Kompania e prodhimit EA Sports ka vendosur që të heqë nga lista e të dhënave të FIFA 22 lojtarin e Manchester United dhe kombëtares angleze.
Kompania sportive Nike ka ndërprerë gjithashtu marrëdhëniet me lojtarin.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta