SPAK heton tenderin 500 mijë dollarë të Fondit Shqiptar të Zhvillimit
Prokuroria e Posaçme nis hetimet për një tender të zhvilluar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me vlerë rreth 500 mijë dollarë, pas dyshimeve se është fituar nga djali i drejtorit të këtij institucioni, Dritan Agolli.
SPAK ka nisur hetimin për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera dhe korrupsion.
Ky tender me afat 36 muaj, është dhënë për krijimin e produktit autentik ushqimor shqiptar duke krijuar “Menunë e 100 Fshatrave”.
Fituesi “Mascarpone sh.p.k” do të ndihmojë që fshatrat që janë pjesë e projektit të ofrojnë një menu ushqimore duke u bazuar tek menutë tradicionaleve të këtyre zonave.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit i konsideroi shpifje pretendimet për pabarazi dhe korrupsion, duke e quajtur të gjithën një sulm politik.
Përmes një reagimi, Drejtuesi Agolli shpjegoi të gjithë komponentët dhe procedurat që përfshin projekti me Menunë e 100 fshatrave.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta