Tom Brady mbyll karrierën 22-vjeçare
Tom Brady, qendërmbrojtësi më i suksesshëm në historinë e futbollit amerikan, ka njoftuar tërheqjen pas fitores së 7 titujve dhe thyerjes së një seri rekordeve në karrierën 22-vjeçare.
“Karriera ime si lojtar ka qenë një rrugëtim drithërues dhe ka shkuar përtej imagjinatës sime, me ngritje dhe ulje. Kur e përjeton çdo ditë, as që të shkon mendja tek fundi. Do t’i kujtoj shpesh dhe me gëzim momentet që kam kaluar. Ndihem personi më me fat në botë”, deklaroi Brady në profilin e tij në Twitter.
Prej kohësh, Brady kishte shprehur dëshirën për të kaluar më shumë kohë me bashkëshorten, modelen e njohur Gissele Bundchen dhe tre fëmijët.
Largimi i 44-vjeçarit vjen pasi udhëhoqi ekipin e tij Tampa Bay drejt titullit të Super Bowl sezonin e kaluar dhe në fitoren e një turneu tjetër këtë sezon.
Në postimin e tij, Brady falënderoi ekpin Tampa Bay, shokët e skuadrës, trajnerin dhe pronarët. Por ai nuk përmendi kurrë ekipin e England Patriots, me të cilin kaloi 20 sezonet e para dhe fitoi 6 tituj të Super Bowl.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta