9 të vdekur dhe 1164 raste të reja me COVID
Nëntë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1,164 raste të reja me virusin.
Në raport me rreth një muaj më parë, vdekjet ditore nga COVID janë shtuar, pavarësisht se ka pasur rënie të rasteve pozitive.
Rastet e reja kanë dalë nga 7,554 testime që janë kryer, nga ku janë konfirmuar edhe 1,987 të shëruar.
Që prej fillimit të pandemisë, në Shqipëri janë shënuar 240,642 raste shërimi nga COVID.
Aktualisht janë 17,236 të infektuar me virusin në të gjithë vendin, ku shumica prej tyre janë në Tiranë.
128 persona janë të shtruar në spital, 23 prej të cilëve ndodhen në gjendje më të rënduar shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, si edhe të zbatojnë masat kundër COVID.
Qytetarët mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët mbi 12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
Statistika për datën 2 shkurt 2022 nga Ministria e Shëndetësisë
Raste të reja ditore 1,164
Të shëruar në 24 orë 1,987
Të shtruar në spitale 128
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 7,554
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 7,702
Fier 1,705
Shkodër 1,598
Vlorë 1,320
Elbasan 1,040
Gjirokastër 886
Berat 733
Lezhë 653
Korçë 648
Durrës 509
Kukës 313
Dibër 129
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta