Escobar e Lajçak kërkojnë nga Vuçiç dialog konstruktiv me Kosovën

Lajçak, Escobar, Vuçiç
2 Shkurt 2022 | 20:39

Escobar dhe Lajçak kërkuan nga Vuçiç dialog konstruktiv me Kosovën, gjatë një vizite në Beograd të mërkurën.

“Ne nuk kemi ardhur këtu me recetë propozimesh që do të donim t’i impononim. Ne po kërkojmë nga të dyja palët që të jenë konstruktive, t’i ofrojnë vizionet e tyre se si duhet të duket Asociacioni dhe pastaj të negociojnë, në kuadër të dialogut”, tha Escobar në konferencën e përbashkët me Lajçakun.

Por presidenti serb kritikoi palën kosovare “për provokime të njëanshme dhe përpjekje joreale për dialog.”

​Lajçak tha se duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet e deritanishme midis Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut, si edhe të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

I dërguari i SHBA-së Gabriel Escobar dhe përfaqësuesi special i BE-së Miroslav Lajçak, pas përfundimit të vizitës treditore në Kosovë, vizituan sot Serbinë si pjesë e përpjekjeve për vazhdimin e procesit të dialogut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026