Franca kërkon më shumë kontroll në zonën Shengen

3 Shkurt 2022 | 10:41

Presidenti francez Emanuel Macron ka propozuar më shumë kontroll në zonën Shengen. Ai ka bërë thirrje të merren masa për të ndaluar fluksin e emigrantëve ilegalë.

Sipas tij zona Shengen duhet të marrë udhëzime politike nga takimet e zyrtarëve të lartë, njësoj si Eurozona.

“Koha që po përjetojmë ,me këtë situatë të jashtëzakonshme gjeopolitike dhe kërcënimet për shkak të konflikteve , rrezikut të terrorizmit, na bën thirrje që të marrim masa më radikale, të rimarrim kontrollin e kufijve tanë dhe të kontrollojmë fatin tonë,” – tha Macron.

Macron kryeson presidencën 6 mujore të BE-së. Ai synon ta kthejë emigrimin një çështje thelbësore në këtë periudhë.

Shqetësimet e sigurisë kombëtare, valët e migracionit dhe së fundmi pandemia kanë shtuar kontrollet kufitare në zonën Shengen.

27 udhëheqësit kombëtarë të BE-së pajtohen se nevojiten ndryshime në politikat e migracionit të bllokut, por nuk bien dakord sesi duhet të veprohet.

Franca ka propozuar edhe një mekanizëm reagimi emergjent që mund të aktivizohet kur kufijtë e jashtëm të bllokut janë nën kërcënim.

Lëvizja e lirë në Shengen nuk i jep të drejtën shqiptarëve për të qëndruar më shumë se tre muaj, as të drejtën për punësim, as për të kërkuar azil në shtetet që bëjnë pjesë.

Shengen është një zonë ku 26 vende evropiane kanë hequr kufijte e brendshëm. Krijimi i kësaj zonë është bërë me qëllim lëvizjen e lirë të njerëzve, kontrollin e kufijve të jashtëm dhe luftimin e kriminalitetit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026