Parlamenti voton më 10 shkurt për zgjatjen e mandatit të vetingut

3 Shkurt 2022 | 17:01

Ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut do të votohen në Parlament në seancën e datës 10 shkurt.

Për të zgjatur mandatin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve Publikë deri më 31 dhjetor 2024 duhen 94 vota.

Për këtë mazhorancës nuk i mjaftojnë votat që ka por i duhen edhe votat e opozitës.

Deri tani opozita nuk ka shprehur një qëndrim të qartë se si do të jetë vota e saj në Parlament.

Mazhoranca socialiste ka 74 deputetë dhe bashkë me dy deputetët e PSD arrin në 76.

Nga ana tjetër, opozita vetë është e fragmentarizuar për shkak të përçarjes Basha-Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026