Erdogan gati të ndërmjetësojë krizën Rusi-Ukrainë
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan përsëriti të martën, pas takimit me homologun ukrainas, se Turqia është gati të bëjë gjithçka për të zgjidhur krizën mes Rusisë dhe Ukrainës, duke u ofruar edhe për organizimin e një takimi mes liderëve të dy vendeve.
Në një deklaratë të bërë pas më shumë se 4 orë bisedime me Volodymyr Zelenskij në Kiev, Erdogan përsëriti gjithashtu vendosmërinë e Turqisë për të mbështetur integritetin territorial të Ukrainës.
“Sikurse e kam thënë, Turqia është gati të bëjë gjithçka për t’i dhënë fund krizës mes dy vendeve mike të saj, që janë dhe fqinje në detin e Zi. Gjatë bisedimeve të sotme ritheksova se mund të organizojmë edhe një samit në nivel liderësh ose në nivel teknik”, u shpreh presidenti turk.
Nga ana e tij, Zelenskij e mirëpriti ofertën e presidentit turk.
“Do të doja të falënderoja presidentin Erdogan për iniciativën e tij për t’u bërë një ndërmjetës mes Ukrainës dhe Rusisë për t’i dhënë fund luftës. Në Ukrainë jemi gati të bëjmë maksimumin për çdo platformë dhe çdo format”, tha presidenti i Ukrainës.
Ankaraja ka marrëdhënie të mira me Kievin dhe Moskën, por ka deklaruar se në rast pushtimi të Ukrainës do të veprojë sikurse vendet anëtare të NATO-s.
Nga ana e saj, Rusia siguroi të enjten mbështetjen e Kinës sa i takon çështjes së Ukrainës. Gjatë një vizite në Pekin, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov mori garanci nga homologu kinez për mbajtjen e një qëndrimi të koordinuar.
LEXONI GJITHASHTU:
- Mbi 8 mijë trupa ushtarake amerikane në Europë për tensionet Rusi-Ukrainë
- Putin: SHBA po tenton ta tërheqë Rusinë në luftë
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni