Ndalohet ish-noterja e akuzuar për shpërdorim detyre

4 Shkurt 2022 | 11:25

Një ish-notere është ndaluar nga Policia në Tiranë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Sipas Policisë, nga veprimet hetimore ka rezultuar se gjatë ushtrimit të detyrës si notere, në vitin 2021, ajo ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme shuma të konsiderueshme monetare nga qytetarë të ndryshëm.

Noterja e ndaluar është Rezarta Koçi, për të cilën gjatë vitit 2021 ka pasur 4 kallëzime nga qytetarë të ndryshëm, të cilët e kanë thënë se ajo ka përvetësuar shuma të konsiderueshme parash.

Ndër akuzat e tjera për të cilat është kallëzuar noterja, është mospagimi i taksave dhe tatimeve dhe fshehja e të ardhurave.

Në muajin qershor të vitit të kaluar, asaj i kanë vendosur lëndë plasëse në automjet.

Asaj i është hequr licenca për ushtrim të detyrës si notere me vendim të Ministrisë së Drejtësisë në muajin maj te vitit 2021.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në kuadër të një pune policore dhe procedurale të pandërprerë disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar ‘Noterja’, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetases”, thuhet në njoftimin e Policisë.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026