Saimir Tahiri reagon pas dënimit me burg: Është padrejtësi
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në një reagim pas dhënies së vendimit për dënimin e tij, e cilëson atë si ‘padrejtësi’.
Tahiri shprehet se nuk ka shkelur ligjin gjatë ushtrimit të detyrës së ministrit të Brendshëm në vitet 2013-2017.
“Jam moralisht i qetë, nuk kam shkelur kurrë ligjin, kam dashuruar çdo ditë të punës sime, jam i lumtur që kam bërë detyrën siç më mirë munda. Është thjeshtë padrejtësi”, shkruan ai në Facebook.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e shpalli fajtor për shpërdorim detyre duke lënë në fuqi dënimin me 5 vjet burg.
Gjykata ndryshoi vendimin që dënimi të konvertohej në shërbim prove duke bërë që Tahiri të vuajë 3 vite e 4 muaj burg.
Vendimi do të ekzekutohet menjëherë dhe ish-ministri i Brendshëm pritet të dërgohet në burgun 313.
Vendimi është i formës së prerë, por Tahiri ka të drejtë të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, Brenda 45 ditëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta