Kush janë 3 gjyqtarët që dënuan Tahirin?

5 Shkurt 2022 | 12:49

3 gjyqtarët që dhanë vendimin për Saimir Tahirin votuan të tre që ish-ministri të shkojë në burg.

Ata nuk janë gjyqtarë të apelit të GJKKO-së, por për shkak të mungesave kanë ardhur nga apelet e rretheve me vendim të KLGJ-së. Maksim Haxhia, avokati i Tahirit deklaroi për Euronews Albania se vendimi është më i cenueshëm kur merr parasysh këtë fakt.

Të tre gjyqtarët e kanë kaluar vetingun, megjithatë Komisioni i Pavarur gjeti disa probleme.

Erigert Pëllumbi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Vlorë mund të ishte i ndikueshëm gjatë ushtrimit të detyrës. Ai kaloi vetingun në tetor 2021.

Igerta Hysi, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Durrës rezultoi se kur ushtronte detyrën në Fier, kishte nxjerrë nga burgu një person që kishte lidhje me krimin e organizuar. Ajo e kaloi vetingun në janar 2021 pasi vendimet e saj ishin konfirmuar nga shkallët më të larta të gjyqësorit. Hysit nuk iu gjetën probleme me pasurinë.

Florjan Kalaja, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Durrës kaloi vetingun në dhjetor 2020 pa asnjë problem. Ai është me eksperiencë edhe si këshilltar në Gjykatën e Lartë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026