Bombarduesit e Rusisë fluturojnë mbi Bjellorusi
Rusia të shtunën dërgoi bombardues me aftësi bërthamore për të patrulluar sipër Bjellorusisë.
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se dy bombardues të tipit Tu-22M3 kryen stërvitje me forcat ajrore të Bjellorusisë, që është aleate e Rusisë.
Edhe në të kaluarën, Rusia ka kryer patrullime të tilla mbi Bjellorusi, shtet që në veri kufizohet me Ukrainën.
Ky mision patrullimi vjen në kohën kur Kremlini ka zhvendosur trupat nga Siberia në Lindje e Largët të Bjellorusisë për stërvitje të përbashkëta. Ky dislokim përkon me grumbullimit ushtarak rus pranë Ukrainës, që ka nxitur frikën në Perëndim se Moska mund të jetë duke u përgatitur që ta pushtojë Ukrainën, raporton AP.
Rusia mohon se ka plane që ta sulmojë Ukrainën, por i bën thirrje Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve që të mos e pranojnë Ukrainën në NATO. Kremlini kërkon që aleanca ushtarake NATO të mos zgjerohet drejt lindjes.
Perëndimi i ka bërë thirrje Rusisë që të tërheqë mbi 100,000 trupat që ka vendosur pranë Ukrainës, por Kremlini është përgjigjur se mund të vendosë trupat e saj ku të dojë brenda territorit rus.

Përveç grumbullimit të trupave pranë Ukrainës, Rusia po ashtu ka kryer një sërë stërvitjesh ushtarake nga Arktiku deri në Detin e Zi.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta