654 shoferë denoncohen nga qytetarët e Tiranës
Qytetarët e Tiranës përgjatë një jave kanë bërë 654 denoncime për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.
Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi u kapën nga policia për drejtimin e automjeteve në mënyrë të parregullt. Policia bën të ditur se këta persona u kapën pas denoncimit të qytetarëve.
Policia thotë se me arrestimin e këtyre dy personave dhge me ndihmën e qytetarëve, “janë parandaluar ngjarje rrugore që mund të shkaktonin pasoja të rënda, pasi disa drejtues mjetesh, janë denoncuar nga qytetarët se po kryenin manovra të rrezikshme”.
“Prej kohësh, falë bashkëpunimit me qytetarët, Policia Rrugore e Tiranës, po ndjek me kujdes të gjitha raportimet e Komisariatit Dixhital, denoncimet e qytetarëve, postimet e rrjeteve sociale, nëpërmjet të cilave provohen shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor, të cilat më pas ndiqen në terren dhe procedohen sipas dispozitave të parashikuara në Kodin Rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta