Kujtime të luftës nga qyteti Slovyansk
Në kohën kur bota po përgatitet për një pushtim të mundshëm të Ukrainës nga Rusia, qyteti ukraian Slovyansk, është ende duke vuajtur pasojat e 8 viteve në konflikt.
Në këtë qytet ishte stacioni i luftimeve të forta në vitin 2014 kur separatistët e mbështetur nga Rusia morën kontrollin e zonës. Dhe gjurmët e luftës janë ende aty.
“Nëna më thirri e më tha nuk do të shkosh as gjëkundi, qyteti është marrë”, thotë Vlada Lysenko, aktiviste.
Vlada në atë kohë ishte 15 vjeç dhe kujton momentet e luftimeve.
“Njerëzit ishin brenda stacioneve të policisë me armë dhe uniforma. Nuk po e kuptonim çfarë po ndodhte, kishte shumë njerëz. Kishte goma dhe barrikada…I shmangëm të gjitha ndërtesat shumëkatëshe, sepse aty lart kishte snajperë. Ne u përpoqëm të mos ishim në një hapësirë të hapur, sepse nuk e dinim se kur do të vinte një plumb”, tregon ajo.
Forcave ushtarake të Ukrainës iu deshën gati 3 vite për të rimarrë qytetin. Separatistët lëvizën 100 km në jug ku edhe sot vijojnë luftimet.

Në këtë rajon gjurmët e luftës që nisi 8 vite më parë janë ende të dukshme. Por është edhe më e qartë sesa shumë gjëra ky konflikt u ka marrë njerëzve.
Roman ishte vetëm 20 vjeç kur u godit nga një snajper në fushën e betejës.
“Ishte një djalë i turpshëm dhe i qetë. Por ai kishte diçka në zemër, një ndjenjë përgjegjësie për të tjerët. Ai ishte gati të mbronte Ukrainën. Më tha, mami nëse nuk jam unë, kush do ta bëjë tjetër?”, thotë Olena Napriahlo, nëna e Romanit të vrarë,
Kanë kaluar 5 vite dhe Olena vuan për humbjen e djalit, por ajo ngushëllon veten dhe këmbëngul se Roman vdiq për një të mirë të madhe.
“Vdekjet e të rinjve janë të trishta, të dhimbshme, por ja vlen për pavarësinë e Ukrainës”, thotë ajo.
Shumë qytetarë këtu thonë se Ukraina ende nuk e ka çliruar veten nga gati një dekadë konflikti, praktikisht i pandërprerë, dhe që ka përhapur një dhembje shumë të madhe.
“Unë jam për miqësi, më gjykoni sa të doni, por unë dua miqësi. Unë e njoh Rusinë shumë mirë, njoh dhe Ukrainën shumë mirë. Njerëzit janë njerëz, nuk është aspak faji i tyre”, thotë një qytetare.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq