​Ngrihen dy aktakuza për helmimet me ujë në Deçan

7 Shkurt 2022 | 13:28

Prokuroria në Pejë ka ngritur dy aktakuza për helmimin e qytetarëve në Deçan vitin e kaluar.

Aktakuzat janë ngritur ndaj dy zyrtarëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini”,  kimistes dhe drejtorit të Departamentit Teknik për mungesë të klorit dhe të testimeve të ujit.

“Pas një hetimi intensiv në çështjen penale me rastin e helmimeve të 1500 qytetarëve, sot kam ngritur aktakuzë kundër dy zyrtarëve si persona përgjegjës për veprën penale ‘Mos evitimi i rrezikut’”, deklaroi në një konferencë për media prokurori Durjan Juniku.

Komuna e Deçanit i kishte hequr kësaj kompanie të drejtën e menaxhimit të ujësjellësit vitin e kaluar.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Adem Ukëhaxhaj” Deçan, Facebook.

Ndërkaq lidhur me personat e dyshuar të nacionalitet serb, është thënë se kanë përfunduar hetimet dhe ka rezultuar se nuk kanë pasur lidhje me rastin, raporton Kosovapress.

“Në kohën kur janë identifikuar dy personat e nacionalitetit serb dhe kemi marrë të gjitha veprimet dhe kemi punuar me kujdes të shtuar dhe profesionalizëm të lartë. Kemi bashkëpunuar ngushtë edhe me organet e sigurisë, mirëpo në fund ka rezultuar se njëjtit nuk janë të përfshirë me rastin në fjalë”, tha prokurori Juniku.

Në korrik të vitit 2021, rreth 1,500 qytetarë, mes tyre 51 fëmijë, kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të problemeve shëndetësore që u lidhën me ujin e pijshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026