Meta paralajmëron padi ndaj Kuvendit
Presidenti, Ilir Meta në një konferencë për mediat tha se Kuvendin se ka bërë falsifikim dokumentesh në përpjekjen për të bindur Kushtetuesen në shkeljet e tij dhe paralajmëroi padi për falsifikim.
“Do të dorëzojmë padi pasi është një gjë shumë e rëndë dhe tepër kriminale që në Gjykatën Kushtetuese, Kuvendi i Shqipërisë të dorëzojë, pa ia kërkuar askush një provë gjoja të re që është vetëm një falsifikim për të justifikuar dhunimin e procedurave në këtë proces farsë dhe tërësisht politik që synon kapjen e institucionit më legjitim të këtij shteti”, tha Meta.
Presidenti Meta tha se përgjigjet e 72 pyetjeve të dhëna para Gjykatës Kushtetuese, do t’i publikojë në faqen zyrtare të institucionit që drejton.
Këshilltari ligjor i Presidentit pretendon se është falsifikuar dokumenti i rendit të ditës për shkarkimin e Metës.
Sipas tij, Kuvendi ka ndryshuar urdhrin e kryetarit Gramoz Ruçi duke vendosur datën 5 Maj të përcaktimit të rendit të ditës për të legjitimuar seancën e 7 majit.
“Në urdhrin 19 nuk është data 05.05 por 06.05.2021. Përse bëhet kjo?! A mos lidhet kjo me rrëzimin e një nga shkeljet ku përcaktohet se urdhri për rendin e ditës bëhet jo më vonë se 48 orë”, tha këshilltari ligjor i Presidentit.
Presidenti Meta u shkarkua nga Parlamenti më 9 qershor 2021 me 104 vota, 7 kundër dhe 3 abstenim.
Gjykata Kushtetuese pritet të vërtetojë ose jo fajësinë e Presidentit Meta në shkeljen e dokumentit themeltar të shtetit, Kushtetutës brenda 30 ditëve.
Në konkluzionet e raportit të Komisionit parlamentar Hetimor të ngritur më 8 maj 2021, thuhet se Meta ka shkelur të paktën 5 herë Kushtetutën me deklaratat dhe vendimet para zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta