2 të vdekur dhe 787 raste me COVID-19 në Kosovë
8 Shkurt 2022 |
15:12
Në Kosovë janë regjistruar dy viktima dhe 787 raste të reja me coronavirus, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Rastet e reja dolën pas testimit të 5,082 mostrave.
Në raportin e MSH-së, që i referohet të dhënave të 24 orëve paraprake, bëhet e ditur se janë shëruar edhe 3,613 pacientë.
Aktualisht, në Kosovë 20,995 janë raste aktive me coronavirus.
MSH-ja po ashtu njoftoi se në 24 orët paraprake janë administruar 1,754 doza të vaksinës kundër coronavirusit.
Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat nga mosha 12-vjeçare.
Ndërkaq, dozën përforcuese dhe atë të tretë mund ta marrin të gjithë personat nga mosha 18-vjeçare, të cilët para tre muajsh janë imunizuar me dy doza të vaksinës.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta