10 kandidatët në garë për një vend në Kushtetuese
Presidenti Ilir Meta ka publikuar listën e 10 kandidatëve që kanë aplikuar për të zënë vendin e gjyqtarit Përparim Kalo në Gjykatën Kushtetuese, mandati i të cilit mbaron në prill.
Mes emrave që kanë aplikuar për këtë pozicion është edhe ish-kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku dhe Arta Vorpsi, emri i të cilës është refuzuar më herët nga Meta për Kushtetuesen.
Kandidatët që kanë aplikuar për vendin vakant në Kushtetuese
Ardita Buna
Arta Marku
Arta Vorpsi
Besnik Dervishi
Elida Take
Gent Ibrahimi
Juliana Latifaj
Maksim Qoku
Manjola Xhaxho
Sandër Beci
Presidenca sqaron se lista e aplikantëve dhe dokumentacioni për secilin kandidat i janë përcjellë menjëherë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për verifikim dhe vlerësimin e tyre në përputhje me kërkesat e Kushtetutës dhe të ligjit.
Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka 7 anëtarë nga 9 që duhet të ketë, por shpejt pritet të mbetet me 5, për shkak të përfundimit të mandatit për gjyqtarët Altin Binaj dhe Përparim Kalos.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gjykata Kushtetuese ‘paralizohet’ në prag të vendimit për Metën
- Meta kërkon hetim për anëtaren e Gjykatës Kushtetuese
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta