Shoqërohet në Polici banori i 5 Majit që u nxor me forcë nga banesa

9 Shkurt 2022 | 08:55

Një banor i zonës së 5 Majit në Tiranë është shoqëruar në polici. Ai kundërshtoi shembjen e banesës dhe u ngujua brenda shtëpisë së tij.

Gjatë momente të përplasjeve me policinë, banorët u nxorën me forcë nga banesat.

Në zonë pritet të shemben në total 400 banesa për shkak të procesit të rindërtimit. Ditën e sotme do shemben 10 të tilla.

Banorët deklarojnë se nuk kanë firmosur asnjë kontratë me Bashkinë Tiranë për një banesë të re apo pagesën e qirasë, pasi nuk janë dakord me kushtet e vendosura.

Pas shembjes së banesës, ata thonë se nuk kanë një strehë ku të futen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026