Arrestimi i Tahirit rikthen drejtësinë popullore të Enver Hoxhës, thotë juristi
Arrestimi i Saimir Tahirit është një precedent i keq që do ta bëjë ‘shpërdorimin e detyrës’ të ngjashëm me agjitacionin dhe propagandën e kohës së Enver Hoxhës.
Këtë tha juristi Ylli Manjani në një intervistë për Euronews Albania, ku e cilësoi vendimin për ish-ministrin një rikthim të drejtësisë popullore të diktaturës dhe jo një sukses të drejtësisë së re.
Sipas tij, kushdo që thotë se arrestimi i Tahirit është sukses i drejtësisë është një dashakeqës i demokracisë në Shqipëri dhe përfaqëson sistemin monist.
“Është diçka e pandershme, por një precedent shumë i keq që do ta bëjë shpërdorimin e detyrës, vepër penale që ka ngelur që nga koha e Enver Hoxhës, si agjitacioni dhe propaganda dhe kështu kënaqet edhe populli. Dhe kjo është drejtësia popullore e Enver Hoxhës. Nëse drejtësia e re mendon se ka arritur gjë me këtë e kanë gabim, vetëm kanë kthyer drejtësinë popullore”, tha Manjani.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta