Rama premton kompensim për banorët e 5 majit pa pronësi të shtëpive
Kryeminstri Rama tha se të gjitha familjet që u janë shembur shtëpitë do të kompensohen me banesa, pavarësisht nëse kanë apo jo dokument pronësie për shtëpitë.
Deri në çastin kur banesat të ndërtohen, ata do të marrin bonus qeraje, sipas kryeministrit.
“Shtëpia që është pa leje prishet dhe familja merr kompensimin me shtëpi”, tha Rama.
Kryeministri tha se banorët janë njoftuar për shembjen që në qershor të vitit të kaluar.
51 familje kanë firmosur marrëveshjen për të marrë kompensimim nga shteti sipas Ramës.
Ai tha se marrëveshjet janë plotësisht të ligjshme dhe regjistrohen në kadastër.
“Këto marrëveshje do të regjistrohen në kadastër si detyrim i shtetit ndaj këtyre banorëve dhe në momentin që shtëpia është gati, do të futën brenda”, tha Rama.
Por banorët thonë se nuk kanë marrë asnjë garanci.
“Fjalët e merr era. Unë s’marr shtëpi me taksat e popullit”, thotë zonja Lizë, të cilës iu shemb shtëpia në lagjen 5 maj.
Kryeministri Edi Rama është pritur mëngjesin e sotëm në hyrje të Kuvendit nga banorët e 5 Majit. Ata i kanë kërkuar llogari kryeministrit për shembjen e banesave dhe se kur do të ndërtohen shtëpi të reja për ta.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta