Të moshuarit nga Rubiku morën 900 mln lekë në 3 vite nga Klodian Zoto
Një nga kompanitë që ka përfituar nga Inceneratori i Elbasanit është AM CO& CO, në pronësi të çiftit nga Rubiku Arben dhe Marika Përlala.
Kjo kompani ka përfituar rreth 900 milionë lekë ose 6.5 milionë euro. Pagesat i janë kryer nga Klodian Zoto për 3 vjet, në vitet 2015 deri në 2017. Në këtë periudhë filloi dhe mbaroi ndërtimi i këtij inceneratori. Nuk ka informacion se për çfarë shërbimesh janë kryer këto pagesa.

Kjo faktohet edhe nga të dhënat e QKB-së. Çifti Përlala nga Rubiku e hapi kompaninë vetëm disa muaj përpara se të fitohej kontrata e inceneratorit të Elbasanit. Kompania merrej me ndërtime të banesave civile dhe industriale si dhe tregtime të mallrave ushqimorë dhe industrialë.
Përfitimet më të mëdha kjo kompani i ka siguruar gjatë periudhës që është ndërtuar inceneratori i Elbasanit pasi që prej gushtit të vitit 2017 nuk ka kryer asnjë veprim tjetër.
Bashkëshortët Përlala e regjistruan fillimisht kompaninë e tyre në Tiranë dhe më pas e transferuan atë në Elbasan. Aty kanë marrë një ambient i cili shërben për parkimin e mjeteve të tonazhit të lartë që përdorën për ndërtim.

Në shkurt të vitit 2020, Gjykata e ka vendosur kompaninë nën sekuestro për një borxh të papaguar ndaj një kompanie telefonike.
Klodian Zoto është i shpallur në kërkim nga drejtësia. Kompania tij, Integrated Technology Services, është vendosur në sekuestro pas arrestimit të ish-ministrit Lefter Koka. Ai akuzohet se i ka paguar ministrit rreth 3.7 milionë euro ryshfet për të përfituar koncesionin e inceneratorit.
Bashkë me pagesat për çiftin Përlala nga Rubiku, Zoto ka paguar 10.2 milionë euro. Kostoja e inceneratorit të Elbasanit në kontratë është 21 milionë euro. Rreth 49% e parave për ndërtimin e inceneratorit kanë shkuar tek kompanitë e ish-ministrit Lefter Koka dhe tek kompania e çiftit Përlala nga Rubiku.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta