Gjendje e jashtëzakonshme prej protestave kundër COVID në Ontario

11 Shkurt 2022 | 22:01

Në Ontario të Kanadasë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme pas protestave të shoferëve të kamionëve kundër kufizimeve të pandemisë.

Protestat e shoferëve kanë paralizuar aktivitetin në atë zonë, pasi ata kanë me kamionë duke bllokuar bllokuar rrugën kryesore tregtare me Shtetet e Bashkuara.

Ontario ndodhet në Kanadanë Lindore, kë kufi me SHBA-në.

Kryeministri i provincës Ontario, Doug Ford, u zotua se do të bëjë gjithçka për t’u dhënë fund protestave.

Shoferët e kamionëve po kërkojnë që të hiqen të gjitha kufizimet e vendosura për shkak të COVID-19.

Gjatë një konference për mediat, Ford tha më 11 shkurt se ka vënë në fuqi në mënyrë urgjente ligje që synojnë të ndalin ndërprerjen e qarkullimit të lirë të njerëzve dhe mallrave.

Në propozimin e Ford janë përfshirë edhe gjoba deri në 100,000 dollarë kanadezë (80,000 dollarë amerikanë) dhe deri në një vit burg për ata që e bllokojnë qarkullimin.

Ford pranoi se kanadezët kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë paqësore kur nuk pajtohen me Qeverinë, por tha se “kjo më nuk është një protestë”.

Shoferët e kamionëve e kanë marrë “peng” qytetin e Otavës ku aktualisht jetojnë një milion banorë, dhe “kanë shënjestruar rrugët për transportin e ushqimit, karburanteve dhe mallrave përgjatë kufijve”, teksa “kanë tentuar që ta shtyjnë agjendën e tyre politike përmes pengimit, frikësimit dhe kaosit”, tha Ford.

Ministria e Shëndetësisë së Kanadasë thotë se nuk do të ketë ndryshime në masën e re për kufijtë kundër COVID-19.

Kjo masë kërkon paraqitjen e dëshmisë së vaksinimit kundër coronavirusit për shoferët e kamionëve që kalojnë kufirin, në të kundërtën ata duhet të izolohen.

Qendra e Otavës është e bllokuar nga shoferët e kamionëve që prej dy javësh, ndërsa një urë që lidh Ontarion me qytetin amerikan, Detroid është mbyllur prej pesë ditësh për shkak të protestave.

Ura, që quhet Ura Ambasador, është pikë kyçe që lidh SHBA-në dhe Kanadanë. Përmes saj kalojnë një e katërta e të gjitha mallrave ndërmjet dy shteteve.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau është nën presion të madh për ta vënë situatën nën kontroll, teksa SHBA-ja i ka bërë thirrje Kanadasë që të përdorë fuqitë federale për t’i dhënë fund bllokadave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026