Karnavalet e Venecias nën masa anti-COVID, më pak qytetarë në rrugë

13 Shkurt 2022 | 09:21

Persona të veshur me maska dhe kostume tradicionale marshuan në rrugët e Venecias për të festuar karnavalet.

Megjithatë, këtë herë sheshi San Marco nuk ka qenë i mbushur plot me njerëz.

“Është paksa ndryshe pasi është më qetë. Nuk po shohim shumë festime, por ne do të organizojmë festat tona, ndaj do të jetë qejf”, u shpreh Fiona Spagnuolo, shtetase australiane me banim në Venecia.

Në sheshin San Marco janë të pranishme edhe patrullat e policisë, pasi kufizimet anti-COVID janë ende në fuqi dhe po ashtu tabelat që rekomandojnë mbajtjen e maskës.

“Është paksa e vështirë sepse ka shumë pak njerëz, por ne jemi ende gjallë dhe duam të tregojmë se jemi ende këtu. Është e mrekullueshme. Është shumë bukur. Le të vijnë të gjithë në Venecia, me apo pa maskë”, tha Cristina Verardo, një qytetare gjermane.

Disa nga baret në sheshin historik janë të hapur, por njerëzit janë më të prirur të bëjnë foto në urën Rialto, poshtë të cilës vazhdojnë të qarkullojnë gondolat.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës

Udhëheqësit e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Tivat të Malit të Zi më 5 qershor. Samiti zhvillohet gjashtë muaj pas samitit...
13:34 | 04/06/2026