Fermerët e Devollit në protestë për shtrenjtimin e naftës dhe plehrave kimike
Këtë të dielë fermerët e Devollit po protestojnë në mënyrë paqësore duke fikur makinat bujqësore pranë Drejtorisë së Bujqësisë Devoll.
Ata kanë dalë në protestë për shkak të rritjes së çmimit të naftës dhe plehrave kimike.
Çmimi i naftës ka arritur në 198 lekë, ndërkohë sipas fermerëve disa lloje të plehrave kimike të cilat janë të domosdoshme për ta janë dyfishuar në çmim.
“Në protestë kemi ardhur për rritjen e çmimit të naftës, rritjen e plehrave kimike që është e papërballueshme. Është edhe puna e kolaudimeve të mjeteve. Unë kam një pompë nafte dhe shkoj vadit me të dhe paguaj taksë qarkullimi. Cila është arsyeja, unë nuk qarkulloj me të?”, tha një fermer.
“Të pa-orientuar, të pambështetur, të falimentuar”, “Mos i lini fermerët pa shpresë’, këto janë disa nga pankartat e kësaj proteste.
Pak ditë më parë Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tha nga Bilishti çmimi i naftës pritet të ketë rritje në 6 muajt e ardhshëm.
Për këtë situatë, ministrja theksoi se qeveria mund të ndërhyjë me politika mbështetëse kur ka rritje të qëndrueshme.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta