Gazetarja Rezarta Delisula publikon librin për historinë e panjohur të Tiranës

13 Shkurt 2022 | 14:31

“Çfarë ka qenë Tirona?” Ky është libri i ri i gazetares Rezarta Delisula ku tregohen të panjohurat për kryeqytetin përmes dokumenteve të arkivave osmane.

Dy vite këmbëngulje e punë për të sjellë këtë libër me fakte shumë interesante mbi jetën e qytetit të Tiranës ne shekullin e 18-19.

Kjo përmbledhje dokumentare nxjerr për herë të parë në dritë jetën sociale të tiranasve, por edhe një listë të plotë të familje të para të qytetit.

Historiania Nevila Nika vlerësoi kërkimin për finalizimin e këtij botimi. “Është kënaqësi për mua të takoj njerëz që japin dhe mundohen të kaluarën e të na e sjellin në të gjithë të mirat dhe të këqijat e veta, sepse pa një të kaluar, pa ditur se nga kemi ardhur nuk dimë se ku shkojmë. Kështu që Rezi dhe një herë faleminderit”, u shpreh znj. Nika.

I pranishëm në promovimin e librit ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili njoftoi se Rezarta Delisula do jetë drejtuesja e re e Muzeut Etnografik të Tiranës.

“Tironsit janë Tironsit e mi është gjaku im. Faleminderit që mendove që një institucion të rëndësishëm që i ka munguar qytetit ta drejtoj unë dhe ju premetoj që në atë muze do shihni Tironën që nuk është më”, tha gazetarja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026