Bie numri i të infektuarve me COVID-19

13 Shkurt 2022 | 18:27

Katër persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 296 raste të reja me virusin.

Rastet e reja kanë dalë nga 1874 testime që janë kryer, nga ku janë regjistruar edhe 835 të shëruar.

Që prej fillimit të pandemisë në vend janë shënuar 256,117  raste shërimi nga COVID.

Numri i rasteve të reja si edhe numri total i të infektuarve ka shënuar rënie në shkurt.

Aktualisht janë 8,773 qytetarë pozitivë me virusin në vend, gati gjysma e një muaji më parë ku numri i rasteve aktive ishte 16,507.

129 persona janë të shtruar në spital, 17 prej të cilëve janë në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, si edhe të zbatojnë masat kundër COVID.

Qytetarët mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët mbi 12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Statistika për datën 13 shkurt  2022 nga Ministria e Shëndetësisë

Raste të reja ditore   296me

Të shëruar në 24 orë   835

Të shtruar në spitale    129

Humbje jete në 24 orë    4

Testime ditore     1874

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   2814

Fier   1278

Gjirokastër 741

Vlorë     718

Shkodër  685

Elbasan   672

Berat   643

Lezhë    380

Korçë     273

Durrës    310

Kukës    207

Dibër    52

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026