Pse trafikantët po zgjedhin shtëpitë e barit, sipas ish-drejtuesit të policisë
Shtëpitë e barit janë mënyra që kanë zgjedhur trafikantët për të shpenzuar më pak dhe për të përfituar më shumë brenda një kohe më të shkurtër.
Këtë tha ish-drejtuesi i policisë, Arben Hajdarmataj teksa renditi disa nga arsyet që po e kthejnë këtë metodë të kultivimit të kanabisit në një fenomen edhe në vendin tonë.
“E para, do një sasi ose fuqi punëtore më të reduktuar. Sipërfaqja e tokës që nevojitet është e pakrahasueshme se sa kërkohet për një ambient të mbyllur dhe personat që përfshihen në këtë aktivitet kriminal janë në numër më të kufizuar. Dhe, tjetra cilësia; pra trafikantët kanë mundësi ta përpunojnë cilësinë e kanabisit që kultivohet në shtëpi bari përmes elementëve kimike. Një nga faktorët kryesorë është koha; për 3 muaj realizojnë rritjen e bimës në ambiente të mbyllura”, shpjegoi Hajdarmataj.
Kjo veprimtari kriminale sipas Hajdarmatajt, nuk mund të zhvillohet pa një bashkëpunëtor në radhët e OSHEE, pasi sasia e energjisë që harxhohet për rritjen e bimëve në ambiente të mbyllura është shumë e lartë për të mos krijuar dyshime tek një elektricist.
“Sasia e energjisë që përdoret për të zëvendësuar diellin përmes llambave është shumë e madhe. Në kushte normale, një aktivitet apo banesë ka edhe një histori në harxhimit të energjisë. Kur kjo sasi 10- fishohet është indicie për policinë për të denoncuar, nëse do ishim në kushte normale. Në të gjitha rastet, bashkëpunëtorë në këtë aktivitet kriminal janë punonjës të OSHEE që ose fshijnë faturimet ose i ulin. Gjithmonë duhet një bashkëpunëtor i tillë për të mos dhënë indicie”, tha ish-polici.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta