Misteret rreth virusit që kyçi botën, OBSH e bindur se vjen nga natyra

7 Maj 2020 | 05:58

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe inteligjenca e rrjetit Five Eyes, një aleancë e formuar midis Britanisë së Madhe, SHBA-së, Australisë, Zelandës së Re dhe Kanadasë, hodhën  poshtë pretendimet e qeverisë amerikane në lidhje me origjinën e coronavirusit nga një laborator në Wuhan. 

Gjatë një konferencë për shtyp, ata deklaruan se ata posedojnë prova të mjaftueshme për të vërtetuar se COVID-19 e ka origjinën nga natyra dhe jo nga laboratori siç pretendon presidenti amerikan Trump.

Michael Ryan, drejtori ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore të OBSH-së i kërkoi SHBA. të tregonin provat nëse dyshon në origjinën natyrore të virusit.

“Ne nuk kemi marrë ndonjë provë specifike të të dhënave nga qeveria amerikane në lidhje me origjinën e supozuar të virusit, kështu që nga këndvështrimi ynë, kjo mbetet spekulative. Pra, nëse ato të dhëna dhe prova janë të disponueshme, dhe do të jetë për qeverinë e Shteteve të Bashkuara të vendosin kur mund të publikohen. Kështu që ne përqendrohemi në ato që dimë, përqendrohemi në provat që kemi dhe provat që kemi marrë nga sekuencat është se vetë virusi është me origjinë natyrore.

Një raport i së hënës nga “The Guardian” tha se nuk ka prova aktuale që sugjerojnë se coronavirusi rrjedh nga laboratori kinez, duke kundërshtuar pretendimet e Shtëpisë së Bardhë se ka prova në rritje. Ndërkohë, pretendimet e Presidentit Trump janë hedhur poshtë edhe nga drejtuesi i task-forcës kundër pandemisë në SHBA, Anthony Fauci, i cili tha se virusi nuk ishte krijuar në laborator.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pompei rindërton tavanin antik me afreske të mitologjisë greke

Arkeologët në Pompei kanë rindërtuar pjesërisht një tavan antik të zbukuruar me afreske që paraqesin skena nga mitologjia greke, duke shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në ruajtjen e trashëgimisë kulturore të qytetit të lashtë romak....
18:08 | 27/07/2026

Trump: Jemi në negociata intensive me Iranin. Nëse s’do të ketë rezultat, do përgjigjemi ashpër

Presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëroi për përshkallëzim të operacioneve ushtarake amerikane kundër Iranit nëse përpjekja e re diplomatike nuk çon në një marrëveshje përfundimtare me Iranin....
17:54 | 27/07/2026

Mbi 300 mijë të evakuuar në Francë e Spanjë, rreth 120 mijë hektarë tokë e djegur

Zjarrfikësit po luftojnë me flakët në Francë dhe Spanjë, me një prej zjarreve që ka arritur deri në 15 kilometra nga jugu i qytetit të...
17:45 | 27/07/2026