Koleksioni fotografik i Elton John mbërrin në Paris me mbi 300 vepra ikonike

27 Korrik 2026 | 17:43

Pas debutimit të suksesshëm në Londër, ekspozita “”Bukuria e Brishtë: Fotografi nga Koleksioni i Elton John” është hapur në qendrën e arteve Jeu de Paume në Paris, duke sjellë për publikun më shumë se 300 fotografi nga një prej koleksioneve private më të rëndësishme të fotografisë në botë.

Ekspozita paraqet vepra të përzgjedhura nga një koleksion prej rreth 7,000 fotografish që Elton John dhe bashkëshorti i tij, David Furnish, kanë ndërtuar gjatë më shumë se 30 viteve. Ajo ofron një udhëtim në historinë e fotografisë moderne dhe bashkëkohore, nga vitet 1950 deri në ditët e sotme.

E ndarë në pesë tema, dëshira, fama, moda, reportazhi dhe identiteti ekspozita tregon se si fotografia ka dokumentuar jetën personale, transformimet shoqërore dhe ngjarjet historike që kanë formësuar botën moderne.

Në ekspozitë janë përfshirë punime të më shumë se 90 fotografëve të njohur ndërkombëtarisht. Ekspozita përfshin edhe vepra më të fundit, mes tyre fotografi të realizuara gjatë zjarreve shkatërruese në Los Angeles në vitin 2025, duke dëshmuar se fotografia mbetet një mjet i fuqishëm për të dokumentuar momentet kyçe të kohës sonë.

Elton John, i cili nisi të koleksionojë fotografi në vitin 1991, e ka cilësuar fotografinë si formën artistike që pasqyron më mirë të vërtetën. Pasioni i tij u nda më vonë edhe me David Furnish, me të cilin ndërtoi një nga koleksionet private më të vlerësuara në botë.

E prodhuar nga Muzeu Victoria dhe Albert në Londër, ekspozita në Paris synon të festojë fuqinë e fotografisë për të pasqyruar cenueshmërinë, identitetin dhe historinë njerëzore, duke e kthyer atë në një nga ngjarjet kulturore më të rëndësishme të sezonit në kryeqytetin francez.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu “sfidon” Mamdanin: Do të marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së, pavarësisht kërcënimeve

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se do të marrë pjesë në  Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork në vjeshtë, pavarësisht deklaratave të kryetarit...
17:27 | 27/07/2026

Shkeli ligjin zgjedhor në vitin 2022, Gjykata dënon ish-presidentin e Koresë së Jugut me 18 vite burg me kusht

Një gjykatë e Koresë së Jugut dënoi të hënën ish-Presidentin Yoon Suk Yeol me 18 muaj burg, me kusht për tre vjet, pasi e gjeti...
17:09 | 27/07/2026

Të shtëna me armë jashtë konsullatës amerikane në Toronto, hera e dytë këtë vit

Të paktën një e shtënë u qëllua jashtë konsullatës amerikane në qendër të Torontos herët të hënën, por nuk pati të lënduar, tha policia. Ky...
17:06 | 27/07/2026