Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit

27 Korrik 2026 | 17:35

129 vdekje të parakohshme për çdo 100 mijë banorë. Ky është bilanci i lidhur me ekspozimin ndaj ndotjes nga grimcat e imëta PM2.5 në Shqipëri, sipas të dhënave më të fundit të Eurostat për vitin 2023. Me këtë nivel, vendi ynë renditet i katërti në Europë për ndikimin shëndetësor të ndotjes së ajrit, pas Maqedonisë së Veriut, Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë.

Shifra është tre herë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, e cila është 41 vdekje të parakohshme për çdo 100 mijë banorë.

Grimcat PM2.5 janë ndër ndotësit më të rrezikshëm të ajrit, pasi, për shkak të përmasave shumë të vogla, depërtojnë thellë në mushkëri dhe lidhen me sëmundje të zemrës, probleme të frymëmarrjes dhe rritje të rrezikut për vdekje të parakohshme.

Burimet kryesore të tyre lidhen me ngrohjen e banesave, transportin, aktivitetet industriale, përdorimin e karburanteve me cilësi të dobët dhe djegien e mbetjeve.

Të dhënat tregojnë se Ballkani vazhdon të mbajë barrën më të rëndë të ndotjes së ajrit në Europë, ndërsa vendet nordike kanë nivelet më të ulëta. Pavarësisht përmirësimit në shumë vende të Bashkimit Europian, diferencat mes rajoneve mbeten të mëdha, duke e kthyer cilësinë e ajrit në një sfidë të rëndësishme shëndetësore edhe për Shqipërinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raporti i INSTAT: Aksidentet rrugore në rritje, 952 persona u lënduan në 6 muajt e parë të 2026

Rrugët e Shqipërisë përgjaket çdo ditë nga aksidentet automobilistike, duke lënë pas qindra të lënduar dhe jetë të humbura. Raporti I fundit i INSTAT ka...
17:35 | 27/07/2026

Shtohen alergjitë nga pickimet e insekteve, mjeku: Kujdes nga grerëza!

Vera dhe temperaturat e larta kanë shtuar rastet e alergjive si pasojë e pickimeve nga insekte të ndryshme. Mjekët alergologë thonë se kjo është periudha...
17:32 | 27/07/2026

Marrëveshje me vlerë 302 mln dollarë për mbrojtjen, si do përdoret huaja e SHBA-ve

Nje marrëveshje me vlere 302 mln dollare me Shtetet e Bashkuara te Amerikes per financimin e ushtrise shqiptare ka mbërritur në Kuvend. Mazhoranca kerkon qe...
17:26 | 27/07/2026