Raporti i INSTAT: Aksidentet rrugore në rritje, 952 persona u lënduan në 6 muajt e parë të 2026

27 Korrik 2026 | 17:35

Rrugët e Shqipërisë përgjaket çdo ditë nga aksidentet automobilistike, duke lënë pas qindra të lënduar dhe jetë të humbura.

Raporti I fundit i INSTAT ka evidentuar në se në 6 muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 679 aksidente rrugore, me 952 persona të plagosur mes të cilëve disa kanë ndërruar jetë.

Ekspertët e statistikave kanë evidentuar se ky numër aksidentesh është 6.8% më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Qershori rezulton me numrin më të lartë të akidenteve. Të dhënat flasin për 132 aksidente, ku mbetën të vrarë ose të plagosur 186 persona, nga 107 aksidente dhe 140 të aksidentuar në të njëjtin muaj të vitit 2025.

Sipas INSTAT, 93.9% e aksidenteve të regjistruara në qershor ndodhën si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve. Grupmosha 35-44 vjeç përbënte peshën më të madhe të drejtuesve të përfshirë në aksidente, me 28% të totalit.

Tirana regjistroi numrin më të lartë të aksidenteve në vend gjatë gjashtëmujorit, me 277 raste dhe 345 persona të vrarë ose të plagosur. Pas saj renditen Lezha me 74 aksidente dhe Vlora me 67.

Një në katër aksidente ndodhi në intervalin 19:00-24:00, ndërsa dita me numrin më të lartë të rasteve ishte e marta, me 18.9% të totalit. E enjtja regjistroi incidencën më të ulët, me 7.6%.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtohen alergjitë nga pickimet e insekteve, mjeku: Kujdes nga grerëza!

Vera dhe temperaturat e larta kanë shtuar rastet e alergjive si pasojë e pickimeve nga insekte të ndryshme. Mjekët alergologë thonë se kjo është periudha...
17:32 | 27/07/2026

Marrëveshje me vlerë 302 mln dollarë për mbrojtjen, si do përdoret huaja e SHBA-ve

Nje marrëveshje me vlere 302 mln dollare me Shtetet e Bashkuara te Amerikes per financimin e ushtrise shqiptare ka mbërritur në Kuvend. Mazhoranca kerkon qe...
17:26 | 27/07/2026

Protestuesit hedhin vezë në drejtim të makinës së Ballës, largohen me shpejtësi drejt ambienteve të xhamisë së Namasgjasë (VIDEO)

Një numër i vogël protestuesish ende po qëndrojnë pranë ambientëve të Kuvendit i cili ka mbyllur seancën e fundit plenare për sesionin parlamentar. Ata kanë...
16:46 | 27/07/2026