Nga India në Lezhë, bizneset shqiptare punësojnë të huaj

14 Shkurt 2022 | 16:54

Vijnë nga India, Nepali, Bangladeshi e Pakistani për të gjetur punë në vendin tonë.

Të pakualifikuar, shpesh edhe të keqpaguar, por kjo nuk i pengon të lidhin kontrata dhe jetën në Shqipëri.

Indiani Admir Bujlar ka 2 muaj që punon në Lezhë. Ai pastron metalet në një kompani që prodhon kova për ekskavatorë që shiten në Itali.

Është punëtor i pakualifikuar dhe paguhet pak.

“Këtu paguhem 12 dollarë në ditë. këtu është më mirë, punë më e mirë. Kompania është marrë me gjithçka”, thotw ai.

Në këtë kompani ka disa indianë. Ata kanë leje qëndrimi për të punuar, kanë kontrata të rregullta pune dhe janë të siguruar. Të tjerë priten do të vijnë.

“Presim që të vijë dhe një grup tjetër, janë 5 persona, jo vetëm punëtorë të thjeshtë por dhe profesionistë saldator. Janë njerëz që duan të punojnë dhe janë të gatshëm ti përgjigjen këtij profili pune”, shprehet Alfred Çupi, drejtues teknik.

Vitet e fundit, në Shqipëri kanë filluar të vijnë punëtorë të pakualifikuar nga jashtë. Në Mars të 2021, të deklaruar për punësim ishin 8,573 individë.

Ligji i ri, u lehtëson të huajve pajisjen me leje pune. Me dhjetëra biznese kanë filluar të marrin punonjës nga India, Nepali, Bangladeshi dhe Pakistani.

Ndonëse kjo gjë ka ngjallur debate në publik, emigrantët janë të kënaqur. Disa po mendojnë të marrin dhe familjet e tyre në Shqipëri.

“E kam në plan të marr familjen këtu. Këtu është një vend i bukur, ka plazhe shumë të bukura, Durrësi shumë plazh i madh, njerëzit janë shumë të sjellshëm, nuk kam pasur probleme”, tha indiani Bujlar.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026