Dëshmitë në Komisionin e hetimit për inceneratorët

Inceneratorët
14 Shkurt 2022 | 20:33

Komisioni Hetimor në Kuvend nisi sot marrjen e dëshmive për hetimin që ka nisur për inceneratorët e Fierit, Tiranës dhe Elbasanit.

Para deputetëve e para dëshmoi administratorja e landfillit të Tiranës, Ariola Kodra.

Gjatë dëshmisë së saj, nuk munguan as momentet e tensionit mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës.

“Tarifa prej 29 euro që merr shoqëria për shërbimin që ofron, parashikon të gjitha procedurat që nga momenti i parë e deri në procesin e fundit”, tha Kodra.

I dyti në komision u paraqit, Arenc Myrtezani – ish-Administrator i Inceneratorit të Fierit.

“Në media kam parë që paga ime ishte edhe 13 milionë lekë, bëje publike se nuk kam gjë për të fshehur”, tha Myrtezani.

Këto dëshmi, për kryetaren e Komisionit Jorida Tabaku, nxorën në pah skemat korruptive të pastrimit të parave.

Ndërsa deputeti socialist, Arben Pëllumbi theksoi rëndësinë e transparencës në këtë proces.

Thirrja e dëshmitarëve në këtë komision do të vazhdojë për 2 javë me radhë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026