Policia godet një tjetër shtëpi bari në Tiranë

Shtëpi bari
15 Shkurt 2022 | 10:50

Policia arrestoi një person për kultivim kanabisi brenda një banese në Tiranë, të martën.

Brenda banesës, 38-vjeçari Alban Karapici kishte mbjellë disa fidanë me kanabis, të cilat i kultivonte me ndihmën e 31 llambave elektrike.

Policia gjeti në banesë 140 gramë kanabis të shpërndarë në 7 kavanoza qelqi.

Policia gjeti dhe sekuestroi gjithashtu një radio si ato që përdoren nga Policia, një bllokues valësh dhe një detektor për kërkimin e GPS.

Policia arrestoi sot edhe nipin e Emiliano Shullazit, Leonardo Zela pasi shiste drogën që kultivonte në banesë 38-vjeçari.

Prokuroria e Tiranës po kryen hetimet për dy të arrestuarit.

Shtëpitë e barit po kthehen në një fenomen në Shqipëri, pasi gjatë muajve të fundit policia ka identifikuar disa prej tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026