Pas tërheqjes së trupave ruse, Scholz takohet me Putin

Scholz takohet me Putin
15 Shkurt 2022 | 14:06

Kancelari Olaf Scholz u takua sot në Moskë me presidentin Putin në përpjekje për të gjetur gjuhën e dialogut dhe për të ulur tensionet me Ukrainën dhe Perëndimin.

Në nisje të fjalës së tij, Putin u shpreh se do t’i kushtojnë një pjesë të konsiderueshme të kohës çështjeve që lidhen me situatën në Evropë dhe me sigurinë.

Një tjetër çështje e rëndësishme që lidh Gjermaninë dhe Rusinë është Nord Stream 2, një projekt që e ka vendosur Berlinin përballë Brukselit dhe Washingtonit.

Rusia nisi sot tërheqjen e trupave ushtarake nga kufiri me Ukrainën, pasi sipas Ministrisë së Mbrojtjes në vend, “stërvitjet ushtarake përfunduan”.

Rusia pati grumbulluar rreth 100 mijë trupa ushtarake në kufi me Ukrainën, gjë që solli paralajmërimin e Perëndimit për një pushtim të mundshëm rus.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026