E drejta e votës u njihet 200 të dënuarve, 254 i ndalon dekriminalizimi
Nga rreth 5 mijë të dënuar dhe paraburgosur, vetëm 200 do të kenë të drejtën e votës më 6 mars.
Në bazë të ligjit të dekriminalizimit, e drejta e votës do t’u mohohet 254 të dënuarve për vepra të rënda penale si vrasje, trafik droge apo organizatë kriminale.
Zgjedhjet lokale prekin burgun e Durrësit dhe Rrogozhinës.
“Këta nuk votojnë se janë banues të përhershëm në Rrogozhinë apo Durrës, por sepse janë duke vuajtur dënimin në këto institucione dhe kanë të drejtë të ushtrojnë të drejtën e votës për kryetar bashkie në këto rajone”, thotë Femi Sufaj, zv.drejtor i përgjithshëm i burgjeve
Mohimi i të drejtës së votës për të dënuarit për krime të rënda u aplikua për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Për këtë disa padi janë dërguar në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
“Nga ana e tyre janë kërkuar të dhëna për procedurat që janë ndjekur dhe ne ua kemi vënë në dispozicion, por nuk kam dijeni për ecurinë e gjykimit”, thotë Sufaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta