Hetimi për inceneratorët, dëshmitarët japin sqarime

15 Shkurt 2022 | 16:10

2 javë kohë i kanë mbetur komisionit hetimor për inceneratorët për të nxjerrë një raport për tre impiantet në Tiranë, Fier dhe Elbasan.

Nga inspektimi në terren u pa se asnjëri nga inceneratorët nuk është në funksion.

28 dëshmitarë po japin llogari para komisionit për procedurat e ngritjes së impianteve.

Të parët që iu përgjigjen pyetjeve të deputetëve këto dy ditë, ishin administratorët e impianteve.

Nga përgjigjet e tyre, sipas opozitës del se edhe pse nga buxheti i shtetit janë paguar lekët, mbetjet nuk kanë filluar të digjen në Tiranë dhe Fier.

Kryeministri Rama, kryebashkiaku Veliaj dhe disa zyrtarë të lartë të qeverisë, ministra dhe deputetë, sipas kalendarit do dalin në Komision gjatë javës së ardhshme.

Pasi të mbarojë marrja e dëshmive, brenda 28 shkurtit, Komisioni duhet të përgatisë Raportin që ia dërgon seancës plenare të Kuvendit për votim.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026