S’ka kthim në sistemin e mëparshëm të reformës territoriale, deklaron Basha
Partia Demokratike nisi sot procesin e konsultimeve për reformën territoriale.
Në një takim ku pjesë ishin ekspertë të fushës, kryetari Lulzim Basha e konsideroi rindarjen territoriale e Shqipërisë si një nevojë urgjente.
“Ne nuk jemi për kthim për sistemin e mëparshëm, besojmë se ishte tepër i fragmentuar, 370 e sa njësi. Vullneti ynë politik ka bërë të mundur krijimin e këtij komisioni. Unë e di që puna në këtë komision nuk do të jetë lehtë përkundrazi do të kemi vizione antagoniste përballë njëri-tjetrit. Por koha na ka dhënë të drejtë, koha ka provuar se 2015 ishte fillimi i një katastrofe për qytetarët,” – deklaroi Basha.
Partia Demokratike do të nisë një tur konsultimesh me qytetarët në 12 qarqe të vendit. Pak ditë më parë, PD ngriti grupin e punës të kryesuar nga Roland Bejko dhe pritet që seancën e ardhshme në Kuvend të miratohet përbërja e komisionit të posaçëm parlamentar.
Për herë të fundit ndarja administrative e Shqipërisë është bërë në vitin 2015, por asokohe Partia Demokratike e bojkotoi komisionin që drejtohej nga Bashkim Fino.
Ndërkohë, Rama në një intervistë për VOA u shpreh se duhet të ketë më pak njësi vendore.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta