Parlamenti francez u kthen pikturat e famshme familjeve hebreje

16 Shkurt 2022 | 11:05

15 piktura përfshi vepra shumë të njohura në Gustav Klimt dhe Marc Chagall do t’u kthehen familjeve hebreje të cilat u përkisnin përpara se t’u grabiteshin nga nazistët.

Parlamenti francez autorizoi në mënyrë unanime që pikturat e famshme të cilat aktualisht ndodhen në muzetë e këtij vendi t’u kthehen pronarëve të tyre të ligjshëm.

“Ky është hapi i parë pasi vepra arti dhe libra mbahen ende në koleksione publike. Objekte që nuk duhet të ishin kurrë atje”, tha ministrja e kulturës Roselyne Bachelot, ndërsa kërkimet mbi origjinën e koleksioneve janë përshpejtuar.

Vendimi i parlamentit francez mirëpret një ligj historik me të cilin, për herë të parë në shtatëdhjetë vjet, një qeveri po ndërmerr hapa për të lejuar kthimin e veprave nga koleksionet publike të grabitura gjatë Luftës së Dytë Botërore ose të fituara në kushte të trazuara gjatë pushtimit, për shkak të persekutimet antisemite.

Mes 15 veprave të artit është edhe piktura e famshme e Gustav Klimt, “Trëndafilat nën pemë”, e mbajtur në muzeun e Luvrit, e vetmja vepër e artistit austriak në koleksionin kombëtar.

Hetimet kanë zbuluar se ajo i përkiste Eléonore Stiasny, nga Austria, e detyruar ta shiste në Vjenë në 1938, përpara se të deportohej dhe të vritej.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
22:35 | 04/06/2026

Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet

Organi ndërkombëtar që mbikëqyr procesin e paqes në Bosnjë nuk arriti të binte dakord të enjten për një kandidat për një të dërguar të ri...
20:16 | 04/06/2026

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026