GJKKO mbyll çështjen ndaj Adriatik Llallës pas kërkesës së SPAK
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për pushimin e çështjes ndaj Adriatik Llallës për fshehje pasurie.
Ish-kryeprokurori ka qenë nën hetim për fshehje të ardhurash, por duke qenë se ai është dënuar njëherë për të njëjtën çështje, SPAK kërkoi pushim të këtij hetimi.
Disa muaj më parë Apeli i Posaçëm e dënoi Llallën me 2 vite burg për tre vepra penale, përfshirë fshehjen e pasurisë. Gjithashtu, atij ju sekuestruan edhe 11 mijë m2 tokë arë dhe 1 apartament.
Llalla është i pari ish-zyrtar i lartë i drejtësisë që dënohet me burg. Në vitin 2018 Llalla u përfshi në listën e personave “non grata” nga SHBA. Atij dhe familjarëve të tij iu ndalua udhëtimi për në Shtetet e Bashkuara.
Referuar dosjes hetimore të SPAK, ish-kryeprokurori dyshohet të mos ketë deklaruar pasuri në tre episode.
Më konkretisht ai ka fshehur një shumë prej 7400 dollarë të shpenzuara në SHBA, për lindjen e djalit të tij. Episodi tjetër është një shumë për ndërtimin e një banese, ndërsa episodi i tretë ka të bëjë me disa shpenzime të kryera në Gjermani, për shkollimin e vajzës.
Në fillim të dhjetorit Adriatik Llalla u arrestua në Itali për llogari të drejtësisë shqiptare.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta