Banori i 5 Majit: Nuk e di kur do jetë gati shtëpia e re, s’marr bonus qiraje
Në zonën e 5 majit në Tiranë, banorët po bëhen gati për banesat që do të shemben në datë 22 shkurt.
Ata nuk kanë firmosur marrëveshjen e ofruar nga Bashkia e Tiranës, pasi e cilësojnë të njëanshme dhe jo transparente.
Federik Zina u shpreh për Euronews Albania se atij i është premtuar se do të marrë aq metra sa ka banesën, por nuk i është thënë se kur do të jetë gati shtëpia e re dhe në cilën zonë.
“Kam 22 vite që banoj në këtë zonë. Nuk kam firmosur për marrëveshjen se nuk jam dakord. Marrëveshja thotë hiqni dorë nga prona dhe firmos tek noterja. Nuk është e vulosur marrëveshja”, u shpreh ai.
Z. Zina sqaroi se shtëpinë e ka të legalizuar, por nuk përfiton bonus qiraje pasi nuk ka firmosur kontratën me bashkinë.
Në këtë zonë pritet të shemben rreth 400 banesa për projektin e rindërtimit. Nuk kanë munguar protestat nga ana e banorëve, të cilët akuzojnë qeverinë se po u merr pronat dhe banesat e tyre.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta