Vrasja e oficerit Saimir Hoxha, ILD kërkon masë disiplinore për 2 prokurorë

16 Shkurt 2022 | 13:26

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar masën disiplinore ‘vërejtje publike’ ndaj dy prokurorëve të Lezhës, Milan Laskaj dhe Françesk Ganaj.

Këta të fundit, sipas ILD rezulton se kanë zvarritur hetimet ndaj 21-vjeçarit Aldi Rama, i cili në gusht të një viti më parë vrau oficerin Saimir Hoxha.

Dorëzimi i akteve të procedimit penal në gjykatë në tejkalim të afatit të paraburgimit për të pandehurin, ka sjellë për pasojë konstatimin nga ana e gjykatës, të shuarjes së masës së sigurimit “arrest në burg” ndaj të pandehurit Aldi Rama dhe caktimin ndaj tij të masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, thuhet në deklaratën e ILD.

Oficeri i policisë Saimir Hoxha u vra me armë zjarri nga Aldi Hoxha, në Ishull Lezhë ndërsa po patrullonte për kultivim bimësh narkotike.

Aldi Rama në 2018 ishte dënuar me 5 vjet burg për akuzat e vjedhjes dhe zotërimit të lëndëve narkotike. Gjykata rishikoi vendimin duke marrë në konsideratë rrethanat familjare të Ramës, duke e konvertuar dënimin në shërbim prove.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026