Anëtari i dhjetë i Gjykatës së Lartë zgjidh ngërçin në Kushtetuese

16 Shkurt 2022 | 14:09

Presidenti Ilir Meta dekretoi këtë të mërkurë emërimin e Arbena Ahmetit si gjyqtarja më e re e Gjykatës së Lartë.

Me këtë emërim të ri, Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me 10 gjyqtarë nga 19 anëtarë që duhet të ketë.

Plotësimi i Gjykatës së Lartë me 10 anëtarë i hap rrugën plotësimit të Gjykatës Kushtetuese, duke qenë se zgjedhja e 3 anëtarëve të Kushtetueses kishte ngecur për shkak të mungesës së kuorumit në Gjykatën e Lartë.

Gjykata Kushtetuese aktualisht ka 7 anëtarë: Vitore Tusha kryetare; Elsa Toska, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Sonila Bejtja, Altin Binaj dhe Përparim Kalo.

Por, përfundimi i mandateve të gjyqtarëve Altin Binaj dhe Përparim Kalo pritet ta lërë Kushtetuese me 5 anëtarë gjithsej.

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese, e cila duhet të ketë 9 anëtarë merren me 5 vota. Në të kundërt çdo vendim nuk mund të marrë fuqi kushtetuese.

Dekreti i presidentit u përshëndet edhe nga ambasadorja e SHBA në vendin tonë Yuri Kim.

Disa ditë më parë presidenti Meta publikoi listën e 10 kandidatëve që kanë aplikuar për të zënë vendin e gjyqtarit Përparim Kalo në Gjykatën Kushtetuese, mandati i të cilit mbaron në prill.

Mes emrave që kanë aplikuar për këtë pozicion është edhe ish-kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku dhe Arta Vorpsi, emri i të cilës është refuzuar më herët nga Meta për Kushtetuesen.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026