Një grua shërohet nga HIV/AIDS

16 Shkurt 2022 | 22:57

Një grua amerikane është shëruar nga HIV/AIDS.

Ky është një rast i rrallë, që e bën atë gruan e parë në botë, ose personin e tretë të shëruar nga ky virus.

Te pacientja në fjalë u përdor një metodë e re e transplantimit të qelizave staminale.

Ato u morën nga një dhurues i cili ishte imun nga HIV/AIDS.

Mjeket që morën pjesë në operacion thanë se rreth 50 pacientë në vit në SHBA mund të përfitojnë nga kjo procedurë

Në vitin 2013, gruaja u diagnostikua me HIV dhe 4 vite më vonë, ajo u diagnostikua me leucemi.

Shkencëtarët që morën pjesë në studim thanë se ky rast jep shpresë për të gjetur kurën për të gjithë personat e prekur nga HIV/AIDS.

Në botë janë rreth 37 milionë persona të infektuar dhe sipas të dhënave deri në vitin 2020, 53% e tyre janë gra dhe vajza.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026