Inter nuk ia del në San Siro, mundet nga Liverpool

17 Shkurt 2022 | 09:06

Inter nuk ia doli të fitonte përballë Liverpool, duke u mposhtur në San Siro me rezultatin 0 me 2.

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp këmbëngul se përballja e tyre në Champions League është ende larg përfundimit dhe fitorja në ndeshjen e parë në Itali është një rezultat “i rrezikshëm” për ndeshjen e kthimit.

Liverpool nuk ishte në gjendjen më të mirë në San Siro, por golat e Roberto Firmino dhe Salah e vendosën skuadrën angleze në një pozicion komandues, po jo mjaftueshëm për të qënë të sigurt.

Tekniku i Interit Inzaghi vlerësoi lojën e të dyja ekipeve duke shtuar se duhet të mendojnë tashmë për ndeshjen e kthimit më 8 mars.

Përballja tjetër luajtur në fazën e 16 të Champions League mes Salzburg dhe Bayern  Munichit përfundoi në barazim 1 me 1.

Ndeshjet e mbetura në këtë fazë të parë luhen më 22 shkurt, ku Chelsea pret Lille, ndërsa Villareal -Juventus.

Më 23 shkurt Benfica përballet me Ajax dhe Atletico Madrid me Manchester United.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026