Termocentrali më i madh i Australisë do të mbyllet më 2025

17 Shkurt 2022 | 22:53

Termocentrali më i madh në Australi do të mbyllet shtatë vjet më herët sesa është planifikuar, ka thënë kompania që menaxhon atë, Origin Energy, duke deklaruar se nuk ka kapacitete për të garuar me “fluksin e burimeve të ripërtrishme”.

Termocentrali me kapacitet 2.88 gigavat gjendet afër Sidnejt.

Ai do të mbyllet më 2025 dhe do të zëvendësohet nga një bateri e madhe.

Ky termocentral i bashkohet një liste të gjatë të objekteve të tilla që mbyllen teksa rritet kërkesa për energji të erës dhe atë solare.

“Tregu i energjisë në Australi sot është shumë më ndryshe prej atij që ishte në fillim të viteve 1980”, ka thënë Frank Calabria, shefi ekzekutiv i kompanisë Origin.

Varësia e Australisë ndaj termocentraleve me qymyr ka rënë në vjetët e fundit.

Megjithatë, qymyri është ende furnizues i 60 për qind të energjisë në këtë shtet, duke e bërë Australinë një nga vendet me emetimin më të madh të karbonit për kokë banori.

Burimet e ripërtrishme përbëjnë rreth një të tretën e prodhimit të energjisë në Australi dhe kjo shifër parashihet të shkojë në deri 70 për qind deri në fund të dekadës.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035

Italia ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt rikthimit të energjisë bërthamore. Dhoma e Deputetëve miratoi ligjin kuadër që i hap rrugën qeverisë të hartojë...
22:39 | 04/06/2026

Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur

Zelensky përsëriti se Rusia nuk do ta pushtojë Donetskun dhe Ukraina do ta ruajë pavarësinë e saj “Ju i shtyni rregullisht, çdo disa muaj, afatet...
22:37 | 04/06/2026

Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes

Një armëpushim nuk është i nevojshëm për të filluar negociatat për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, tha presidenti rus Vladimir Putin. “Nuk ka nevojë...
22:36 | 04/06/2026