Prezantohet ‘Ferrari’ i ri
U prezantua në Maranello “Ferrari” i ri F1-75, me të cilin pilotët Leclerc dhe Sainz do të përpiqen t’i kthejnë titullin Skuderisë së famshme të Formula 1, që mungon që prej 2007-s, me suksesin e Kimi Raikkonen.
Pritshmëritë që makina e re të bëhet numri 1 janë të mëdha.
“Natyrisht ky është qëllimi. Po punoj shumë për të përmirësuar aftësitë e mia. Është e vërtetë se ky sezon do të jetë shumë i rëndësishëm për ekipin dhe për ne pilotët. Është njëkohësisht edhe një shans i mirë. Ndaj pritshmëritë janë shumë të larta për këdo. Por ne po sigurohemi që me të gjithë punën që kemi bërë prapa skenave, të arrijmë rezultate të mëdha gjatë sezonit të ardhshëm”, tha Charles Leclerc, pilot i skuderisë “Ferrari”.
Makina e 68-ë e prodhuar nga “Ferrari” për Formula 1 kombinon emrin e kategorisë me numrin 75, që i referohet përvjetorit të kompanisë.
Ishte në Maranello që Enzo Ferrari ndezi për herë të parë motorin e variantit legjendar “125 S”, më 12 mars 1947.
Pilotët Leclerc dhe Sainz Jr thanë me shaka se e dashurojnë makinën e re, që duket “agresive dhe radikale”, por do ta duan edhe më shumë nëse ajo rezulton e shpejtë në pistë.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta